Alonso lëvdon Sahinin
0
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka thënë se mezi pret që të luajë bashkë me Nuri Sahin, i cili këto ditë është kthyer nga lëndimi.
Mesfushori turk iu bashkua Los Blancos nga Borussia Dortmundi për 10 milionë euro, mirëpo ende nuk ka debutuar për klubin si pasojë e lëndimit.
“Ai ka cilësi të mira, një këmbë të majtë të shkëlqyer dhe ai luan shpejtë futboll”.
“Ai ka po ashtu një qëndrim të shkëlqyer, mund ta kuptoni se dëshiron të integrohet dhe dëshiron të arrijë sukses. Unë pres të luaj me të, sepse duket në formë të mirë”, ka thënë Alonso përRadio Marca.
Walcott s’është kërkuar nga Juventus
0
Menaxheri i Theo Walcottit ka mohuar spekulimet se Juventus ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Arsenalit.
Ditë më parë thuhej se gjiganti torinez është i interesuar për Walcottin, i cili iu bashkua Arsenalit nga Southampton më 2006 dhe deri më tani për Topçinjtë ka bërë 184 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 34 gola.
“Juventus nuk na ka kontaktuar asnjëherë. Nuk kemi marrë thirrje nga Italia”, tha Colin Gordon për calciomercato.it. Walcott ka kontratë me Arsenalin deri më 2013.
Zarate i lumtur që është huazuar te Interi
0
“Transferimi më i ri i Interit Mauro Zarate ka deklaruar se është shumë i lumtur që është huazuar te Interi.
“Zarate është transferuar te Inter në formë huazimi.
“Interi është një klub i madhë dhe një nga klubet më të mëdha në botë ato janë të ndryshëm nga të gjithë klubet tjera “. tha ai për faqen zyrtare të klubit. / Sporti-Sot.Tk
Burdisso: Totti s’harrohet kurrë
0Mbrojtësi i skuadrës së Romës, Nicolas Burdisso e ka vlerësuar lartë kapitenin e Romës, Francesko Totti.
Sipas argjentinasit, ikona romake do të kujtohet gjatë.
“Totti është duke i dhënë më të mira nga vetja, dhe unë pres ende shumë nga ai. Totti është një lojtar i cili do të mbahet mend përgjithmonë”, ka deklaruar Burdisso.
Guardiola: Mourinho, më i miri në botë
0Guardiola nuk e ka humbur kontrollin, duke u treguar i matur me deklaratat e tij, pas kualifikimit të Barcelonës në finale të Champions League.
Trajneri spanjoll e ka përsëritur faktin se mendon që kolegu i tij, Jose Mourinho, është numër 1 në botë.
“Ju e njihni më mirë se unë, ai është më i forti në botë. Jemi krenar që luftuam ndaj tij dhe që arritëm në finale të Champions League dhe që jemi të parët në kampionatin spanjoll”, tha trajneri spanjoll, i cili nga sot po mendon për La Ligan.
“Tash na takon të mendojmë për kampionatin, ku presim të na kthehen disa lojtarë. Të dielën e kemi një ndeshje vendimtare ndaj Espanyolit, ku mund t’i afrohemi objektivit tonë. Na mungojnë vetëm 4 pikë për ta fituar La Ligan, një arritje që do ta shpërblente mundin, punën dhe sakrificën tonë”, përfundoi Guardiola.
Drogba në Manchester City?
0Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba mund të braktis skuadrën “blu” pas plotë shtatë vjetësh.
Shkak i kësaj “ndarje” sipas medieve britanike do të behët skuadra e Manchester City që ka bërë të ditur së është e interesuar për sulmuesin 33-vjeçar.
Drogba prej transferimit të Torresit në janar nuk është duke e gjetur vetën në formacionin e teknikut italian, Carlo Ancelotti.
Skuadra tjetër përveç City që ka shfaq interesim për sulmuesin është edhe Marseille.
Terry: Ancelotti, trajner i madh
0
Carlo Ancelotti, me mundësi të mëdha, do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit. Përkundër kësaj, lojtarët janë në anën e tij dhe e duan në Londër edhe për disa vite.
“Kemi një trajner të madh në të cilin besojmë shumë. Ai meriton duartrokitje. Kemi pasur rënie, por ai e ktheu ekipin aty ku ishte në fillim të sezonit.
Nëse kemi ende mundësi për të fituar, është edhe meritë e tij. E kemi një mundësi të madhe.
Ia kemi bërë me dije Man Utd se jemi ende gjallë, kur e mposhtëm në Stamford Bridge.
Nëse do të humbnim, do të ishim -18 pikë. Tash jemi -3 pikë dhe United e ka kuptuar se nuk dorëzohemi kurrë”, ka përfunduar mbrojtësi anglez.
David Villa: Sa mirë të jesh në finale
0
David Villa ndihet mjaft i lumtur pas kualifikimit të Barcelonës në finale të Champions League.
Katalunasit e eliminuan Realin e Madridit në gjysmëfinale, me rezultatin përfundimtar 3-1 pas dy ndeshjesh.
“Jam mjaft i kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat, jemi të lumtur që u kualifikuam në finale. Ne jemi të qetë dhe rreth polemikave mund të them se ne mendojmë vetëm për fushë. Ne do të mendojmë për kampionatin, e më pas për finalen e Champions”, theksoi ai.
Lippi: Milan e meriton “Scudetton”
0
Trajneri i njohur italian, Marcello Lippi, ka thënë së AC Milan e meriton titullin e kampiones.
“Unë mendoj se Milan e meriton ‘Scudetton’, pasi e ka pasur kontrollin në kampionat dhe ka bërë blerje të mëdha gjatë verës dhe janarit, duke e ditur se të ardhurve të rinj nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve”, tha Lippi.
Milani sipas të gjitha gjasave do të shpallët kampion në Seria A.
Ferguson: Schalke do të mundohet të fitoj ndeshjen
0
Sonte në 20:45 do të zhvillohet ndeshja e dytë e e Ligës së Kampionëve në mes Manchester United dhe Schalke 04 në “Old Trafford”.
Ndeshja e para ka përfunduar 0-2. Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, “Schalke do të mundohet të fitoj ndeshjen, pasi s’kanë çfarë të humbin”, tha shkurt Ferguson.
Manchester United e pret edhe në fundjavë një ndeshje e vështir ku do të luanë ndaj skuadrës së Chelseat në kuadër të Premier League. Diferenca në mes këtyre skuadrave aktualisht është në tri pikë.